Një makinë është djegur në Fushë-Milot.
Ngjarja ka ndodhur në segmentin e rrugës Milot-Lezhë, ndërsa mësohet se në automjet ka qenë vetëm drejtuesi, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.
Ndonëse menjëherë në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikëset e Laçit mjeti është shkrumbuar plotësisht.
Dyshohet defekt në sistemin elektrik.