Adoleshenti me motor përplas vajzën e mitur, zbardhen informacionet paraprake

Shqipëria

Adoleshenti me motor përplas vajzën e mitur, zbardhen informacionet paraprake

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 12:17
Ilustrim

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lushnjë, ku një 17-vjeçar ka përplasur një të mitur. Adoleshenti ka qenë duke drejtuar një motor dhe ka humbur kontrollin e tij , duke përplasur 6-vjeçaren.

E vogla ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa 17-vjeçari është shoqëruar në polici.

Rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, një shtetas i mitur., 17 vjeç, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e motomjetit, ka përplasur me motomjet një 6-vjeçare. Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta.

Ndërkaq, drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedural”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat