Ethet e Nilit/ Konfirmohen dy raste në qarkun e Elbasanit

Shqipëria

Ethet e Nilit/ Konfirmohen dy raste në qarkun e Elbasanit

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 10:44
Ilustrim

Ethet e Nilit, të cilat kohët e fundit janë rikthyer në Shqipëri, sipas burimeve jo zyrtare kanë infektuar të paktën dy persona të moshës së mesme në Bashkinë e Elbasanit.

Raportohet se nga të dhënat e para jo zyrtare mësohet se si pasojë e këtij infeksioni dy personat e infektuar janë diagnostikuar rastësisht dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Në Qarkun e Elbasanit, autoritetet e shëndetësisë nuk kanë raportuar ende për situatën e të prekurve të tjerë që mund të jenë të infektuar nga infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor, i cili është pa shenja në rreth 80% të njerëzve të infektuar.

Aktualisht në vendin tonë gjatë javëve të fundit janë idenfikuar raste kryesisht në Fier, Lushnje, Kurbin etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat