Policia ka identifikuar personat e përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rranxë, por për shkaqe hetimore nuk jep më shumë detaje.
Sipas policisë, kanë qenë tre autorë të dyshuar, të cilët qëlluan me armë zjarri ndaj një automjeti ku brenda tij ndodheshin dy persona të tjerë. Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.
Sakaq, Policia thekson se është bërë identifikimi i palëve të përfshira dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.