Xhixho: Importi i mbetjeve vepron në interes të mafias së plehrave

Shqipëria

Xhixho: Importi i mbetjeve vepron në interes të mafias së plehrave

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 19:26
Erisa Xhixho

Në një postim të fundit në Facebook, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar qeverinë për shpërndarjen e fondeve për inceneratorët dhe biznesin e mbetjeve, duke e konsideruar këtë si një prioritet të gabuar në krahasim me shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Xhixho ka theksuar se për vitin 2024, 14.15 miliardë lekë do të dalin nga buxheti i shtetit për financimin e kontratave koncesionare, një rritje prej 11% krahasuar me vitin 2023.

Ajo ka nënvizuar se këto fonde nuk do të shkojnë për ndërtimin e kopshteve, çerdheve, shkollave të reja, ilaçe për pacientët me kancer, apo rroga dinjitoze, por për interesat e klientëve të qeverisë.

Reagimi i plotë: 

Prioritet për qeverinë e Edi Ramës janë biznesi i plehrave dhe miliona eurove për inceneratorë që nuk ekzisojnë dhe aspak shëndeti apo mirëqenia e qytetarëve.

14.15 miliardë lekë dalin nga buxheti i shtetit 2024 për të financuar kontratat koncesionare.

Në krahasim me vitin 2023, një rritje me 11% më shumë.

Para ka por ato nuk shkojne për të ndërtuar kopshe, çerdhe, shkolla të reja, as për ilaçet e të sëmurëve me kancer në Spitalin

Onkologjik, as për rroga dinjitoze, por para ka vetëm për interesat e klientëve pranë Edi Ramës.

Inceneratori fantazmë i Tiranës do financohet me 20% më shumë se në vitin 2023, edhe pse nën sekuestro.

Megaaferës së inceneratorëve tani i shtohet edhe ligji për importin e mbetjeve që qëllimin e vetëm ka të veprojë në interes të Mafias së Plehrave.

Kjo qeveri e korruptuar në çdo qelizë që rrezikon shëndetin dhe jetën tonë duhet ndalur me çdo mjet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat