Aksident i rëndë në fshatin Bulçar të Gramshit, raportohet për 4 të plagosur, dy në gjendje të rëndë dërgohen te Trauma

Shqipëria

Aksident i rëndë në fshatin Bulçar të Gramshit, raportohet për 4 të plagosur, dy në gjendje të rëndë dërgohen te Trauma

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 00:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Bulçar, Njësia Administrative Kodovjat në Gramsh.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve janë plagosur 4 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, të cilët janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njëri prej tyre është transportuar me helikoper, ndërsa tjetri me ambulancë.

Dy persona të tjerë po marrin shërbim mjekësor në spitalin e Gramshit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat