“Rrugorja” bën ''namin'' në Tiranë, mbi 9 mijë gjoba në një javë, 9 shoferë të arrestuar

Shqipëria

“Rrugorja” bën ''namin'' në Tiranë, mbi 9 mijë gjoba në një javë, 9 shoferë të arrestuar

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Policia Rrugore ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me masat e marra ndaj drejtuesve të mjeteve gjatë një jave.

Bëhet me dije se në një javë janë arrestuar nëntë persona, ndërkohë që janë vendosur rreth 10 mijë masa administrative.

Njoftimi:

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (18.08.2024 – 24.08.2024) ????

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ Arrestime dhe procedime penale:

• 9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
•  2 persona për pa leje drejtimi.
• 14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
•  3 largim nga vendi i aksidentit.

•  9.318 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,331 në ditë.
• 24 masa për xhama të zinj.
• 618 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
•  325 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 490 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• ⚠️ 461 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 6.079 masa për qëndrim të gabuar.
• 696 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

•  15 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
•  30 raste për tejkalim shpejtësie.
•  5 raste të ndryshme

7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat