Zjarr masiv në Valare të Gjirokastrës, në rrezik stanet me bagëti

Shqipëria

Zjarr masiv në Valare të Gjirokastrës, në rrezik stanet me bagëti

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Një zjarr masiv ka shpërthyer në fshatin Valare të Bashkisë së Gjirokastrës.

Zjarri po avancon me përmasa të frikshme drejt staneve në zonën kodrinore të Topullarajve të Njësisë Administrative Lunxhëri.

Në vendngjarje kanë shkuar tre makina zjarrfikëse, që të shuhen flakët.

Situata paraqitet tejet kritike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat