Shkelën perimetrin e sigurisë dhe rrezikuan jetën e turistëve, bllokohen 35 mjete lundruese, gjobiten pronarët

Shqipëria

Shkelën perimetrin e sigurisë dhe rrezikuan jetën e turistëve, bllokohen 35 mjete lundruese, gjobiten pronarët

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 00:18
Foto ilustrim

Policia kufitare ka vendosur bllokimin e 35 mjeteve lundruese, të cilat shkelën perimetrin e sigurisë duke vënë kështu në rrezik jetën e pushuesve.

Përveç bllokimit të mjeteve, masa administrative janë marrë edhe ndaj pronarëve të tyre duke i ndëshkuar me gjoba që variojnë nga 10,000 lekësh deri në 100 mijë lekë të rinj.

Njoftimi:

Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.

✅ Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 35 mjete lundruese.

✅ Mjetet e bllokuara: 20 jet ski, 8 skafe, 5 gomone dhe 2 varka metalike.

✅ 26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

✅ 6 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

✅ 1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 2 varka metalike me motor uji për lundrim janë bllokuar në Koman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat