Shqipëria dërgon tre policë ushtarak me mision në Sinai të Egjiptit

Shqipëria

Shqipëria dërgon tre policë ushtarak me mision në Sinai të Egjiptit

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë, tre efektivë të Policisë Ushtarake janë dërguar në misionin e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhgimit në Sinai të Egjiptit.

Në një njoftim të kësaj ministrie, thuhet se Policia Ushtarake e Shqipërisë ka kapacitet që t’iu ndihmojë partnerëve ndërkombëtarë.

“Një mision i rëndësishëm që përfshin tre efektivë të Policisë Ushtarake, të cilët do të kontribuojnë me eksperiencën e tyre për 12 muaj për të përmbushur me përkushtim detyrat në kuadër të MFO.

Ju urojmë efektivëve tanë ta përmbushin me sukses këtë mision fisnik dhe shpresojmë për kthimin e sigurt të tyre në atdhe!”, thuhet në njoftimin e MM-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat