Konferenca e Ambasadorëve në Tiranë, Hasani: Politika e jashtme, arritje të panjohura më parë! Gati për Ligjin e ri të Shërbimit të Jashtëm

Shqipëria

Konferenca e Ambasadorëve në Tiranë, Hasani: Politika e jashtme, arritje të panjohura më parë! Gati për Ligjin e ri të Shërbimit të Jashtëm

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 09:48
Igli Hasani

“Konferenca e Ambasadorëve Diplo 2024” nisi punimet këtë të hënë në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, në fjalimin hapës, u shpreh se qëllimi i kësaj konferencë është për të diskutuar se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë në vijim.

Me Konferencën e Ambasadorëve, ringjallim një traditë të dobishme për diplomacinë tonë. Konferenca është instrument efektiv se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë në vijim.

Ndërkohë, politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit, ka pasur arritje të panjohura më parë, të cilat kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive. Nuk duhet ta ulim ritmin e punës, nuk duhet të ngecim në vend”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat