Do të vriste Nuredin Dumanin për llogari të vëllezërve Çopja, GJKKO lë në burg Arben Lamçen

Shqipëria

Do të vriste Nuredin Dumanin për llogari të vëllezërve Çopja, GJKKO lë në burg Arben Lamçen

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin në lidhje me masën e sigurisë ndaj Arben Lamçes, pjesë e gruipt të vëllezërve Çopja.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se GJKKO vendoi “Arrest me burg” për Lamçen, i cili sipas SPAK Sipas SPAK, është personi që do të siguronte kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit për llogari të vëllezërve Çopja

Sipas SPAK gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020, 50-vjeçari ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit.

Lamçja është personi që administronte edhe një pjesë të shumave monetare që vëllezërit Çopja siguronin nga aktiviteti kriminal dhe më pas  këto para i investonte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat