Ministri Hasani konferencë me Tanja Fajon: Sllovenia, avokate e fuqishme për perspektivën evropiane të rajonit

Shqipëria

Ministri Hasani konferencë me Tanja Fajon: Sllovenia, avokate e fuqishme për perspektivën evropiane të rajonit

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 12:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, po mban një konferencë të përbashkët me homologen e tij sllovene Tanja Fajon.

Ai u shpreh se Fajon është mikeshë e Shqipërisë dhe përkrahëse e integrimit tonë në Bashkimin Europian.

Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave për anëtarësimin në Union dhe përparim të vazhdueshëm në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Qeveria shqiptare është e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim”, u shpreh ai.

Kryediplomati shqiptar shtoi se Sllovenia është një avokate e fuqishme për perspektivën evropiane dhe të Shqipërisë dhe rajonit

“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik”, tha Hasani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat