Mandati i Olta Xhaçkës rikthen në punë deputetët, shqyrtohet sot vendimi i Kushtetueses

Shqipëria

Mandati i Olta Xhaçkës rikthen në punë deputetët, shqyrtohet sot vendimi i Kushtetueses

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 08:20
Kuvendi i Shqipërisë

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të detyrohen të lënë në mes pushimet, e t’i rikthehen sot punës në një mbledhje jashtë sesionit parlamentar.

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet sot për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për deputeten socialiste Olta Xhaçka.

Ka qenë kërkesa e opozitës ajo që çoi në caktimin e datës 27 si ditë për mbledhjen e Këshillit.

Ku do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat