Pas stuhisë së një nate më parë, për shumë orë, rruga nacionale Lozhan- Moglicë- Gramsh ka mbetur e bllokuar.
Shkak është bërë rrëshqitja e dherave dhe inerteve duke bërë kështu të pakalueshme për mjetet aksin nacional, pasi situata ka qenë e rëndë në segmente të shumta të kësaj rruge.
Është dashur ndërhyrja e mjeteve të shumta të firmës kontraktore, por edhe të Bashkisë së Maliqit pë të normalizuar situatën e krijuar.
Burime zyrtare thanë se vetëm mëngjesin e sotëmn, rruga nacionale nga Lozhani në Gramsh është bërë e kalueshme për të gjitha mjetet.
Duhet thënë se kjo rrugë sa herë ka rreshje të shumta të shiut bëhet problematike për drejtuesit e mjeteve, gjithnjë për të njëjtën arsye, rrëshqitjen e dherave dhe inerteve.