Pse e anuloi Berisha protestën në “Rrugën e Shpresës”

Shqipëria

Pse e anuloi Berisha protestën në “Rrugën e Shpresës”

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 11:14
Sali Berisha

Ashtu si çdo mbrëmje që prej 2 janarit të këtij viti, zyra e shtypit të Partisë Demokratike njoftoi protestën e përnatshme që mban kryedemokrati Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë së tij, nga ‘arresti i shtëpisë’, para dhjetëra demokratëve. 

Por sot, për herë të parë, Berisha nuk e ka mbajtur fjalimin e tij dhe shkak është bërë moti i keq që përfshiu Tiranën dhe mbarë vendin shoqëruar me stuhi të fortë, shi dhe breshër me madhësinë e një arre. 

Ishte zyra e shtypit të PD, ajo e cila në një njoftim të dytë bëri të ditur se protesat e sotme anulohet. 

Për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike dhe pamundësisë për të realizuar lidhjen teknike, protesta e sotme në “Rrugën e Shpresës” do të anulohet”, njofton PD për mediat.

 Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit të kaluar në arrest shtëpie për korrupsion në lidhje me dosjes “Partizani”.

Në të njëjtën masë sigurie është edhe dhendri i tij, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Deri më sot të gjitha kërkesat që Berisha dhe Malltezi kanë paraqitur në Gjykatë janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat