Korçë, autobusi përplas këmbësoren

Shqipëria

Korçë, autobusi përplas këmbësoren

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Një aksident rrugor me pasojë lëndimin e një 53-vjeçareje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Korçë.

Policia thotë se një autobus ka përplasur këmbësoren, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat