Koncerti i këngëtarit grek në Palasë u kthye në “arenë boksi”, kush janë dy autorët dhe i plagosuri, njëri i përfshirë në politikë

Shqipëria

Koncerti i këngëtarit grek në Palasë u kthye në “arenë boksi”, kush janë dy autorët dhe i plagosuri, njëri i përfshirë në politikë

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 17:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Këngëtari i njohur grek Konstandinos Argjiros, ishte i ftuar një natë më parë për një koncert në një lokal në Palasë, por pas përfundimit të performacës së tij, ambienti u kthye në “arenë boksi”.

Siç njoftoi edhe policia më herët, disa persona janë përfshirë në një sherr të rëndë fizik, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar, i identifikuar si Artur Koçeku.

Ai është dhunuar nga dy persona të shpallur tashmë në kërkim, Xhoni  Spaho dhe Genti  Balec. Sipas informacioneve Spaho ka qenë më herët i përfshirë në politikë, kur kandidonte për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë “Aleanca për Demokracinë e Re”.

Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thuhet se sherri ka nisur pas hapjes së një shampanje dhe përhapjes së pijes në tavolinat ngjitur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat