Ambasadori i BE në Tiranë takon ministrin e Brendshëm Hoxha: Sundimi i ligjit, thelbësor për anëtarësimin në BE

Shqipëria

Ambasadori i BE në Tiranë takon ministrin e Brendshëm Hoxha: Sundimi i ligjit, thelbësor për anëtarësimin në BE

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 19:13
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka takuar ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Ervin Hoxha.

Gonzato tha në këtë takim se sundimi i ligjit është thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Takova ministrin e ri të Brendshëm shqiptar, Ervin Hoxha. Ne ramë dakord që sundimi i ligjit është thelbësor për procesin e anëtarësimit në BE. Ne folëm gjithashtu për partneritetin tonë të ngushtë për çështje thelbësore si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migrimi dhe harmonizimi i vizave.

BE-ja🇪🇺mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për Shqipërinë🇦🇱” shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat