Begaj apel ambasadorëve dhe konsujve: Shërbejuni shqiptarëve kudo jetojnë, mos harroni Kosovën

Shqipëria

Begaj apel ambasadorëve dhe konsujve: Shërbejuni shqiptarëve kudo jetojnë, mos harroni Kosovën

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 20:21
Presidenti i vendit Bajram Begaj

Presidenti i vendit Bajram Begaj u ka bërë apel ambasadorëve dhe konsujve që t’u shërbejnë shqiptarëve kudo ku ata jetojnë e punojnë.

Në pritjen që ka organizuar në Presidencë, Begaj iu drejtua ambasadorëve dhe konsujve se duhet të krijojnë lehtësirat e nevojshme për shqiptarët, në vendet ku ata shërbejnë.

Ai tha se është e papranueshme që selitë diplomatike shqiptare të mos u shërbejnë qytetarëve shqiptarë.

Begaj vuri në dukje se një rëndësi të veçantë duhet t’i kushtohet Kosovës për ta ndihmuar atë në çdo rrethanë si dhe për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat