Spiropali takime me ambasadorët e Shqipërisë në Austri, Hungari, Këshillin e Evropës dhe Itali: Diplomacia parlamentare, përparësi e Kuvendit

Shqipëria

Spiropali takime me ambasadorët e Shqipërisë në Austri, Hungari, Këshillin e Evropës dhe Itali: Diplomacia parlamentare, përparësi e Kuvendit

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 20:27
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, Ambasadorin në Hungari, Ilirian Kuka, Ambasadorin në Këshillin e Evropës, Dastid Koreshi, dhe Ambasadoren në Itali, Anila Bitri Lani.

Me Ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, Kryetarja Spiropali diskutoi  mbi vijimin e bashkëpunimit të shkëlyer të Kuvendit me Këshillin Kombëtar të Austrisë dhe aktivitetet në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

Me Ambasadorin e Shqipërisë në Hungari, Ilirian Kuka, Spiropali diskutoi mbi intensifikimin e bashkëpunimit shumë të mirë parlamentar dypalësh, mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE gjatë Presidencës  Hungareze.

Si edhe kontributin e Hungarisë për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor nga vendet e Grupit të Vishegradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat