Çfarë fshihet pas ‘lëshimit’ të Xhaçkës nga Rama dhe a po përgatitet SPAK për një aksion në radhët e mazhorancës?

Shqipëria

Çfarë fshihet pas ‘lëshimit’ të Xhaçkës nga Rama dhe a po përgatitet SPAK për një aksion në radhët e mazhorancës?

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 00:57
Rama, Xhaçka dhe Manastirliu

Opinioni publik dhe opozita mbetën ta habitur sot nga ajo që ndodhi në Këshillin e Legjislacionit.

Edi Rama duket se u ka dhënë fund përpjekjeve për të mbrojtur Olta Xhaçkën. Prej dy vitesh PD ka kërkuar që t’i hiqet mandati i deputetes sepse burri i saj është shpallur investitor strategjik dhe është në konflikt interesi, por PS e ka refuzuar. Madje shkoi deri aty sa të interpretonte dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Por pas pushimeve të verës, socialistët kanë ardhur me një tjetër mendje.  Këshilli i Legjislacionit dha dakordësinë për dërgimin në seancë plenare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e deputetes socialiste.

Disa javë më parë ish-kryetari i grupit socialist Bledi Çuçi lajmëroi publikisht se vendimi do të “ankimohej” në Komisionin e Venecias dhe e cilësoi urdhërimin e Kuvendit nga gjykata si anti-kushtetues dhe deklaroi se deputetët votonin si të donin pasi ishin të pavarur. Por duket se diçka ka ndryshuar. Dhe ngrihet pyetja: Pse Rama vendosi të lëshojë Olta Xhaçkën?

Sinjalet janë se mund të jetë futur në lojë SPAK. Ish-ministrja e Mbrojtjes është nën hetim për afera me pronat e ushtrisë. Sinjalet janë se dosja po kopsitet dhe nuk është çudi që ajo të merret nën akuzë. Rama e ka zakon që i largon ata që kap SPAK, pasi tenton të lajë veten. Me pak fjalë e hodhi Xhaçkën në gojë të Prokurorisë së Posaçme dhe nuk është çudi të merret e pandehur këto ditë.

Por lëshimi i Xhaçkës është dhe një sinjal për të tjerët. Ka zëra që thonë se në vjeshtë do nisë një aksion tjetër i SPAK në radhët e mazhorcës dhe kryeministri po ja u dërgon sinjalet se duhet t’i mbyllin vetë hesapet me drejtësinë.

Pritet që të mbyllet dosja e IPARD, ku e rrezikuar është Frida Krifca. Po ashtu ka dhe shumë dosje tenderësh që mund të shkundin mazhorancën. Pra kushdo që ka ngrënë kumbulla pas shpinës së Bablokut duhet të fillojë të mendohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat