Kryeministri Rama mbledh qeverinë, takimi i parë pas pushimeve

Shqipëria

Kryeministri Rama mbledh qeverinë, takimi i parë pas pushimeve

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 09:51
Edi Rama

Përgjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë pas pushimeve verore.

Takim i sotëm vjen pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, por edhe takimit të Kryeministrit Rama me anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe funksionarë të tjerë të lartë për analizën periodike të institucioneve shtetërore.

Kjo praktikë tashmë e konsoliduar e kryeministrit Rama shërben për të analizuar çdo sektor të qeverisjes.

Takimin e fundit të kësaj natyre Kryeministri e zhvilloi më 9 mars, ku të pranishëm gjithashtu ishin edhe të zgjedhurit lokalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat