Kapet një 48-vjeçar i dënuar për prostitucion dhe trafikim droge! Do ekstradohet drejt Italisë

Shqipëria

Kapet një 48-vjeçar i dënuar për prostitucion dhe trafikim droge! Do ekstradohet drejt Italisë

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 09:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 48-vjeçar nga Fieri është vënë në prangat e policisë me qëllim ekstradimin në Itali.

Në vitin 2012, autoritetet gjyqësore në Itali e kanë dënuar Altin Stopanin alias Erion Veliun me 9 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas.

Detaje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat