A ka pasur mbetje toksike në vende të hapura në portin e Durrësit? Ja si përgjigjet ministri i Mbrojtjes

Shqipëria

A ka pasur mbetje toksike në vende të hapura në portin e Durrësit? Ja si përgjigjet ministri i Mbrojtjes

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 12:39
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu në një konferencë për mediat, u ‘ngacmua’ nga gazetarët për rolin e tij të mëparshëm si drejtor i Portit të Durrësit sa i takon faktit nëse në vendin tonë kanë hyrë lëndë toksike.

Ai theksoi se nuk mund të fliste për detyrat e mëparshme, ndërsa shtoi se përgjegjësia e enteve private nuk duhet t’i adresohet institucioneve publike.

“Për t’ju sqaruar. Nuk jam këtu në cilësinë e detyrave të më përparshme.

Por si ministër i Mbrojtjes. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që çështje që kanë mospërgjegjësi nga entet private, t’i adresohen institucioneve publike.”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat