Mbështeti Ali Ahmetin, Tirana zyrtare pret për herë të parë zv.kryeministrin e RMV nga VLEN që u përkrah nga Albin Kurti

Shqipëria

Mbështeti Ali Ahmetin, Tirana zyrtare pret për herë të parë zv.kryeministrin e RMV nga VLEN që u përkrah nga Albin Kurti

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 12:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoni ku VMRO-DPMNE dhe koalicioni i partive shqiptare VLEN morën pushtetin, zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti ka zhvilluar takimet e para zyrtare në Tiranë.

Mexhiti, ka qenë i ftuar të marrë pjesë në konferencën e ambasadorëve të Shqipërisë, ndërkohë që gjatë qëndrimit në Tiranë ai u prit në takime nga Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj si dhe nga ministrat Hasani, Vengu dhe Kumbaro.

Kjo është vizita e parë që përfaqësues të koalicion Vlen, të cilët u përkrahën nga Albin Kurti, bëjnë në Shqipëri.

Teksa në zgjedhjet e fundit Tirana zyrtare mbështeti Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat