Laboratorë smart për nxënësit që në klasat e para, Rama: Kemi instaluar 216 SmartLab

Shqipëria

Laboratorë smart për nxënësit që në klasat e para, Rama: Kemi instaluar 216 SmartLab

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 13:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Fëmijët do të mësojnë në laboratorë smart që në klasat e para.

Në shkollën “Qazim Turdiu” është prezantuar modeli i laboratorëve Smart ku mbi 35 mijë fëmijë të klasave të I, II dhe të III këtë vit do të përfshihen në kurrikulën e re të kodimit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga laboratori, ndërsa shkruan: “kemi instaluar 216 SmartLab-e në shkolla dhe synojmë të instalojmë edhe mbi 600 laboratorë te rinj në shkollat 9-vjeçare dhe në gjimnaze.

Duke u krijuar kushtet e duhura nxënësve për t’u pajisur me aftësi digjitale”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat