Divjakë/ U konfliktuan me 63 vjeçaren për pronën publike, shpallet në kërkim 35 vjeçari, nën hetim vjehrri i tij

Shqipëria

Divjakë/ U konfliktuan me 63 vjeçaren për pronën publike, shpallet në kërkim 35 vjeçari, nën hetim vjehrri i tij

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Policia e Divjakës ka shpallur në kërkim një 35 vjeçar dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë pas një konflikti midis tyre.

Sipas policisë, 35 vjeçari dhe vjehrri i tij janë konfliktuar me një 63 vjeçare, të tre banues në fshatin Karavasta e Re, për një tokë publike me pretendimin se e kanë në pronësi.

35 vjeçari është shpallur në kërkim.

Kjo pasi dyshohet se e ka kërcënuar me armë zjarri shtetasen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat