Pesë vatra zjarri në Lezhë, Ndreu: Parandalim dhe denoncim i personave përgjegjës

Shqipëria

Pesë vatra zjarri në Lezhë, Ndreu: Parandalim dhe denoncim i personave përgjegjës

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Pesë vatra zjarri kanë përfshirë zona të ndryshme të bashkisë së Lezhës në tre ditët e fundit.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u shpreh sot se “gjithkush ka detyrë të kontribuoje në parandalimin e zjarreve dhe denoncimin e personave që vënë zjarrin”.

“Nuk kuptoj si mundet që në tre dite të përballemi me 5 vatra zjarri! Të vëna qëllimisht ose abuzivisht në ara e ferra”, shtoi ai.

Sipas Ndreut, “situatat e Baqelit, Krajenit, Tales dhe e Kallmetit, tregon se edhe mund të ketë orkestrim të këtij zinxhiri zjarresh, se s’ka shpjegim tjetër”.

“Ndërsa forcat zjarrfikëse të Lezhës, por edhe të rretheve të tjera përballen, ju them që zjarri parandalohet duke u kujdesur para. Nëse ndizet, ka vështirësi që vijnë për shkak të terrenit, erës etj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat