Spiropali: Përmirësim i raportimeve të Shqipërisë në strukturat e OKB

Shqipëria

Spiropali: Përmirësim i raportimeve të Shqipërisë në strukturat e OKB

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 19:52
Foto nga takimi

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në takime të veçanta Vasilika Hysin, përfaqësuese e vendit tonë në misionin e OKB-së në Gjenevë dhe po ashtu me Besiana Kadare, ambasadore e Shqipërisë në UNESCO.

Spiropali u shpreh se në fokus është përmirësimi i raportimeve të Shqipërisë në strukturat e OKB.

“Me përfaqësuesit tanë diplomatikë në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, për të forcuar bashkëpunimin e bashkëveprimin. E nderuar të shkëmbeja mendime me mikeshat e mira: Vasilika Hysin, përfaqësuese e vendit tonë në misionin e OKB-së në Gjenevë dhe po ashtu me Besiana Kadare, ambasadore e Shqipërisë në UNESCO”, u shpreh Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

“Fokusi ynë, përmirësimi i raportimeve të Shqipërisë në strukturat e OKB, fuqizimi i rolit të vendit tonë në këto struktura dhe rritja e bashkëpunimit me agjencitë e Kombeve të Bashkuara”, theksoi Spiropali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat