Infermierë për Shqipërinë/ Prej 22 gushtit kanë nisur aplikimet në portal, do të bëhet edhe testimi

Shqipëria

Infermierë për Shqipërinë/ Prej 22 gushtit kanë nisur aplikimet në portal, do të bëhet edhe testimi

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Asnjë infermier, mami, imazherist apo laborant nuk mund të punësohet në institucionet shëndetësore publike nëse nuk futet në listë pritje duke u regjistruar në portalin Infermierë për Shqipërinë.al.

Për këtë vit regjistrimi ka nisur tanimë, portali është hapur në datën 22 gusht dhe mbyllet në datën 5 shtator. Pas vlerësimit të dosjes së ngarkuar në portal kandidati i nënshtrohet edhe testimit të informatizuar.

“Për herë të parë i gjithë procesi është i dixhitalizuar. 30 Pikë i përmban vlerësimi i dosjes dhe 70 pikë i përmban testimi i informatizuar që zhvillohet nga Qendra shqiptare arsimore”, tha Jeta Deda, drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor

Në ditët e parë ka pasur një numër mesatar 500-600 aplikantë.

“Por nuk mund të aplikojnë në më shumë se tre njësi vendore”, tha ajo.

Në portalin Infermierë për ashpërinë do të publikohen edhe datat e testimit të informatizuar për të gjithë ata që do të futen në listë pritje për t’u punësuar nëpër qendra shëndetësore, poliklinika apo laboratorë mjekësore publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat