Janë 3️7️2️5️ qytetarë të cilët kanë përfituar ndihmë juridike falas përgjatë 6 muajve të parë të vitit 2024.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se, me 20 qendra të shpërndara në mbarë vendin dhe 340 aktivitete ndërgjegjësuese të zhvilluara, skuadrat e Ndihmës Juridike Falas kanë punuar me përkushtim për të forcuar lidhjen shtet-qytetar.
Gjithashtu ato kanë mundësuar njohjen nga afër të komuniteteve lokale dhe kanë adresuar me efikasitet shqetësimet e tyre.
Ndihma juridike falas ka si qëllim akses të barabartë të të gjithë individët në sistemin e drejtësisë; të sigurojë mirorganizimin, miradministrimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike; të sigurojë ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike në mënyrë profesionale, cilësore, eficiente dhe efektive.