Gjimnaz i ri në Korçë! Rama jep lajmin e mirë: “Ymer Dishnica” me kushte moderne gati të presë 340 nxënës e mësues

Shqipëria

Gjimnaz i ri në Korçë! Rama jep lajmin e mirë: “Ymer Dishnica” me kushte moderne gati të presë 340 nxënës e mësues

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për ndërtimin e një shkolle të re në qytetin e Korçës.

Bëhet fjalë për gjimnazin “Ymer Dishnica”, një shkollë modern me kushte dinjitoze, ku do presë këtë vit shkollor 340 nxënës e mësues.

“Mirëmëngjesi dhe me gjimnazin e ri “Ymer Dishnica” në Korçë.

 Një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Korçës, që është gati për të pritur me kushte dinjitoze 340 nxënës dhe mësues këtë vit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat