Ushtarët shqiptarë të NATO-s tregojnë aftësitë në kufi me Rusinë

Shqipëria

Ushtarët shqiptarë të NATO-s tregojnë aftësitë në kufi me Rusinë

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 10:32
Ushtarët shqiptarë të NATO-s

Skuadra antieksplozivë e Ushtrisë Shqiptare në NATO ka kryer një stërvitje në kampin Adazi në Letoni.

Në njoftimin e Aleancës thuhet se ushtarët shqiptarë kanë treguar aftësitë e tyre të avancuara duke përdorur edhe teknologjinë më të fundit në shtetin fqinj me Rusinë.

“Ky trajnim praktik jo vetëm që rrit gatishmërinë tonë, por gjithashtu përforcon rëndësinë e inovacionit dhe punës në grup në ruajtjen e sigurisë”, thuhet në postimin e NATO-s në Facebook.

Aty janë publikuar edhe disa foto nga trajnimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat