200 metër larg bregut në Seman, 75-vjeçari rrezikon të mbytet në det

Shqipëria

200 metër larg bregut në Seman, 75-vjeçari rrezikon të mbytet në det

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 16:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”, në plazhin e Semanit, nga patrulla e Kufirit është konstatuar një shtetas rreth 200 m larg bregut që kërkonte ndihmë.

Menjëherë, shërbimet e Kufirit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të shtetasit K. K., 75 vjeç, banues në Fier.

Së bashku me patrullën e Rendit Publik i është dhënë ndihma e parë.

Shtetasi K. K., u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat