​Rama në Pragë: BE e kuptoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria

​Rama në Pragë: BE e kuptoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 19:04
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Pragë, në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024.

Në një bisedë me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, Rama theksoi se pas luftës në Ukrainë BE nisi të kuptojë rëndësinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian dhe sigurinë e Evropës.

BE nisi të ndërgjegjësohet më shumë sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për sigurinë e Evropës, mbi të gjitha von Der Leyen luajti një rol të rëndësishëm në këtë gjë”, tha Rama.

Ai theksoi përkushtimin pa asnjë rezerve të Shqipërisë dhe shqiptarëve ndaj vlerave të BE dhe Evropës, ndërsa nënvijëzoi qëndrimin e qartë kundër agresionit rusë në Ukrainë

Nuk shoh ndonjë ndryshim të madh tonin nga BE, përveç pjesës ekonomike ku kemi një hendek të madh. Ne jemi evropianë dhe këtë gjë nuk e vendos Brukseli. Për Shqipërinë është e qartë, ne jemi tërësisht, pa rezerva eurokratë të mirë, pa rezerva duam të bëhemi pjesë e BE, jemi anëtarë të NATO dhe kundër agresionit rus në Ukrainë. Jemi një vend ku duket shumë e qartë kujt i përkasim”, u shpreh Rama. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat