Rama takon Vuçiçin në Pragë, dalin fotot nga darka me liderët e BE

Shqipëria

Rama takon Vuçiçin në Pragë, dalin fotot nga darka me liderët e BE

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 23:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u takuan mbrëmë në Pragë gjatë darkës së organizuar për liderët në kuadër të punimeve të samitit vjetor GLOBSEC.

Në fotot e shpërndara nga Vuçiç, shfaqen momentet nga darka e përbashkët me Kryeministrin Rama dhe persona të tjerë, ku dy liderët ballkanikë shfaqen ulur krah njëri-tjetrit.

Krahas fotografive të postuara Vuçiç është shprehur se në samitin e Pragës do të diskutohen çështje si stabiliteti global dhe zhvillimi teknologjik.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërsa ka shtuar se Serbia do të përfshihet në dialogun me qëllim krijimin e një të ardhmeje më të begatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat