Fundjava e fundit e muajit gusht ka regjistruar një numër më të ulët të largimit të këmbësorëve dhe automjeteve për në Greqi.
Emigrantët e fundit, të cilët kaluan pushimet verore në vendlindje kanë shfrytëzuar fundjavën për t’u kthyer në shtetin grek.
Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër gjatë 24 orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar 7113 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 3269 në hyrje dhe 3844 në dalje, si dhe 2316 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1069 në hyrje dhe 1247 në dalje.
Ditën e shtunë në sportelet e kontrollit të dokumenteve nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje në të dyja anët e kufirit.