Dyshohet se u godit nga rrufeja, gjendjet pa shenja jete 45-vjeçari në Lushnjë

Shqipëria

Dyshohet se u godit nga rrufeja, gjendjet pa shenja jete 45-vjeçari në Lushnjë

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gjyshaj të Lushnjës. Sipas komunikatës, mbrëmjen e së premtes G.GJ., 45-vjeç është gjetur nga familjarët pa shenja jete.

Policia thotë se të paktën nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak është bërë rrufeja për ndarjen nga jeta të 45-vjeçarit.

Teksa lidhur me ngjarjen hetimet vijojnë, një grup i posaçëm hetimor është ngritur dhe po merret me zbardhjen e detajeve.

Në datën 30.08.2024, rreth orës 22:00, në fshatin Gjyshaj, Lushnjë,  është gjetur nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit, pa shenja jete, shtetasi G. Gj., rreth 45 vjeç. Nga hetimet paraprake, ky shtetas dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat