Detaje të reja nga ngjarja në Korçë, 31-vjeçarja po kthehej nga puna kur ish-burri i hodhi benzinën

Shqipëria

Detaje të reja nga ngjarja në Korçë, 31-vjeçarja po kthehej nga puna kur ish-burri i hodhi benzinën

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 18:38
Bledar dhe Melisa Trëndafili

Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të shtunë në Korçë.

Mësohet se 31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi, rreth orës 17:00. Ish-bashkëshorti, Bledar Trëndafili e ka ndaluar pak metra larg shtëpise duke i hedhur në trup një shishe me benzin dhe më pas i ka vënë flakën.

Tashmë gjendja e Melisa Trëndafilit është rënduar dhe ajo është dërguar drejt Repartit te Djegies ne QSUT.

Çifti ishin në proces divorci dhe e reja gjatë kësaj periudhe jetonte me të ëmën dhe dy fëmijët e mitur, 3 dhe 5 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat