U dogj nga bashkëshorti, reagon Kociu: Mjekët në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën

Shqipëria

U dogj nga bashkëshorti, reagon Kociu: Mjekët në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 21:59
Ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka reaguar lidhur me rastin e djegies me lëndë djegëse të Melisës nga Korça ditën e sotme nga bashkëshorti i saj në proces ndarjeje.

Ministrja shkruan se mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën, vajzën, nënën e dy fëmijëve të vegjël nga Korça.

Koçiu: Mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën, vajzën, nënën e dy fëmijëve të vegjël nga Korça, e cila u sulmua sot në mënyrë brutale nga një “burrë” frikacak, që duhet të ishte krahë saj për ta mbështetur në rritjen e edukimin e fëmijëve, por që sot në mënyrë tinëzare vendosi të kthehet në agresorin e saj, nënës së fëmijëve të tij.

E teksa inkurajoj institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të tij, i jam pranë me zemër familjes së Melisës. Askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje të tillë.

Do të qëndrojmë kundër dhunës dhe mbështesim të gjithë ato gra që bëhen viktima të këtyre “burrave” që meritojnë ndeshkim maksimal. Kjo është një betejë që askush nuk e fiton dot vetëm, ndaj bashkë duhet të punojmë shumë e të bëjmë të pamundurën, të parandalojmë ngjarje si kjo e sotmja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat