Shqipëria ekstradon drejt Italisë dhe Turqisë tre persona

Shqipëria

Shqipëria ekstradon drejt Italisë dhe Turqisë tre persona

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Shqipëria ka ekstraduar në Turqi dhe në Itali, tre persona të kërkuar ndërkombëtarisht.

Policia e Shtetit thotë se i ekstraduari në Turqi është dënuar nga Gjykata e Stambollit, në vitin 2024 me 4 vjet e gjysmë burgim, për për rrëmbim, posedim të armëve të zjarrit dhe armëve shpërthyese dhe për kanosje;

Kurse dy të tjerët që janë ekstraduar drejt Italisë janë shtetas shqiptarë. 

Sipas policisë, njëri prej tyre akuzohet për grabitje me armë, me pasojë plagosjen e një italiani, ndërsa tjetri i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe për kanosje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat