Në Elbasan, Policia ka ndaluar një 51-vjeçar.
Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndalimi i Gentian Bako u bë pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje ryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.