Tentoi të vriste oficerët e policisë në Belgjikë, shqiptari kapet në Mal të Zi

Shqipëria

Tentoi të vriste oficerët e policisë në Belgjikë, shqiptari kapet në Mal të Zi

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 11:52
Ilustrim

Një shtetas shqiptar me inicialet H. H, është arrestuar nga Oficerët e Interpol në Podgoricë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje të disa punonjësve të policisë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në qytetin Verlaine, Belgjikë.

I dyshuari ishte në kërkim nga Interpol Bruksel me qëllim të kryerjes së procedurës penale pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Liège.

Për këtë vepër penale në Belgjikë është ai mund të dënohet deri në 20 vite burg.

“Personi është arrestuar për ekstradim me urdhër nga gjyqtari hetues dhe pritet shkëmbim informacioni ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Drejtësisë së Belgjikës”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat