Albana Vokshi, deputete e PD, ka denoncuar me anë të nje statusi në rrjetin social facebook, rastin mbi ilaçin Xarelto, te cilin që nga data 1 gusht, qytetarët, pensionistët, që e kanë marrë prej shumë vitesh me rimbursim, tani duhet të paguajnë.
Vokshi shton: Pasi u interesova mësova që: Xareltoja, (që e prodhon Bayer – patentë) ka kaluar alternativë e dytë dhe pacienti nuk e merr dot falas, por duhet ti paguajë tashmë,
Alternativa e parë në LBR2024, që do të jepet falas, është një prodhim turk e që distribucionin e ka Trimedi.
Trimedi zotërohet në % të madhe nga #Vilma #Nushi, e cila jo vetëm fiton drejtpërdrejt nga koncesioni i check up por fiton edhe nga LBR edhe nga tenderat…
Babëzia ju ka errur sytë!!