Shoferëve vazhdon t’u “nxihet jeta”, trafik i rënduar në qarkun e Elbasanit

Shqipëria

Shoferëve vazhdon t’u “nxihet jeta”, trafik i rënduar në qarkun e Elbasanit

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 20:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fundjava ka rikthyer edhe një herë fluksin e mjeteve dhe udhëtarëve në rrugët shqiptare.

Mbrëmjen e sotme trafiku i rënduar ka lënë në radhë të gjatë shoferët e makinave në qarkun e Elbasanit.

Më i ngarkuar ka qenë aksi Peqin-Elbasan dhe segmenti Elbasan-Bradashesh, drejt rrethrrotullimit të këtij fshati, ku kalon rruga kryesore.

Trafiku në qarkun e Elbasanit është kthyer në një problem të vërtetë për shkak se është zvarritur puna për ndërtimin e “bajpasit” të qytetit.

Tashmë automjetet që përshkruajnë jug-lindjen apo edhe jugun e vendit (bregdetin) janë të detyruar që të futen fillimisht në unazën e qytetit të Elbasanit pastaj të dalin prej saj duke krijuar kaos dhe fluks të madh, pikërisht këto automjete të cilat janë ‘tranzit’ në këtë qark.

Kohët e fundit për të përshkruar juglindjen e vendit për shkak të trafikut të rënduar një shoferi duhet të kalojë një kalvar të gjatë vuajtjesh.

Për shkak të mungesës së bajpasit të Elbasanit por edhe punimeve në Librazhd, për të shkuar nga Tirana në Korçë një qytetar duhet të shpenzojë mbi 4 orë kohë për një distancë rreth 160 km.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat