Deputeti demokrat Luan Baçi tha se Rama është kryeministër dhe ministër dhe çdo gjë që bën ai është një spektakël përpara syve të qytetarëve.
Sipas Baçit, Rama i ndryshon ministrat sikurse do dhe ministrat që vendos në poste të rëndësishme i njeh askush, madje as vetë socialistët.
Baçi: Ndodh gjithmonë e njëjta gjë në mbledhjet e qeverisë, Rama është kryeministër dhe ministër dhe çdo gjë që bën ai është një spektakël përpara syve të qytetarëve. I ndryshon ministrat sikurse do dhe ministrat nuk i njeh askush, madje as vetë socialistët. Janë ministrat që firmosin çdo gjë që u thotë Rama dhe për të bërë korrupsionin e radhës.
Rama është duke bërë një sulm ndaj PD-së, qysh pas 9 shtatorit për vendimin e Bashës, një vegël qorre në duart e Ramës që përjashtoi Berishën nga PD-ja. Gjithë këto tre vite është sulmuar PD-ja dhe u fut në zgjedhjet lokale pa asgjë. Sot jemi në një tjetër situatë dhe kushte të reja. Jemi Rithemeluar dhe kemi vulën dhe siglën. PD-ja ka lëvizur shumë, por ka problematike brenda vetes. Problemi kryesor në PD është izolimi i Berishës dhe burgosja e tij politike.