Ngjarja në Korçë/ Ministri Manja: Drejtësia duhet të veprojë për të dhënë mesazhin se dhuna në familje s’ka vend në shoqërinë tonë

Shqipëria

Ngjarja në Korçë/ Ministri Manja: Drejtësia duhet të veprojë për të dhënë mesazhin se dhuna në familje s’ka vend në shoqërinë tonë

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 22:11
Ulsi Manja

Ngjarja e rëndë në Korçë shkaktoi tronditje të opinionit publik në mbarë vendin.

Në lidhje me ngjarjen ku burri dogji me benzinë gruan, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili thotë se ky është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia.

Ndër të tjera ministri Manja thekson se drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë

Ngjarja tronditëse që ndodhi dje në Korçë, ku një nënë e dy fëmijëve të mitur u bë viktimë e dhunës së verbër në familje, është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia!

Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë. Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë!”, shprehet ministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat