Konferenca e Kryetarëve/ Kryeparlamentarja Elisa Spiropali: Konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë

Shqipëria

Konferenca e Kryetarëve/ Kryeparlamentarja Elisa Spiropali: Konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali në një reagim në Facebook thotë se është arritur një konsensus në këtë mbledhje të parë.

Sipas saj, shpreson që ky konsensus të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit parlamentar.

“Në Konferencën e Kryetarëve miratuam Programin dhe Kalendarin e Punës së Kuvendit për javët e ardhshme.

Konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar”, shkruan kryetarja e Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat