Panik në Vlorë/ Shpërthen në flakë apartamenti i të moshuarve, ja çfarë dyshohet

Shqipëria

Panik në Vlorë/ Shpërthen në flakë apartamenti i të moshuarve, ja çfarë dyshohet

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Një incident i rrezikshëm ndodhi në lagjen Hajro Çakërri të Vlorës, ku një bombol gazi mori flakë në një banesë, duke rrezikuar jetën e një çifti të moshuar.

Ngjarja u raportua dhe u ndërhy në kohë nga zjarrfikësit, të cilët arritën në vendngjarje pas një njoftimi të urgjencës

Sipas informacioneve dhe pamjeve nga vendi i ngjarjes, zjarrfikësit reaguan me shpejtësi dhe efikasitet, duke neutralizuar flakët e bombolës.

Kjo duke shmangur një shpërthim të mundshëm që mund të kishte rezultuar fatal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat